Takat e larta shkaktojnë probleme shëndetësore

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Sipas një eksperti nga Instituti Indian i Shkencave Mjekësore (AIIMS), mbathja e takave të larta çdo ditë për orë të gjata mund të çojë në dëmtimin kumulativ të eshtrave.

Kombinimi i veshjes me taka mund të jenë në modë, por mund të kenë edhe ndikim të pafavorshëm mbi shëndetin – sidomos tek kockat pasi mund të çojnë në rreziqe të mëdha shëndetësore si artriti degjenerues i quajtur edhe osteoartriti, transmeton Klan Kosova.

“Gratë, sidomos ata që janë nën 40 vjeç, po vijnë në AIIMS me çështje të tilla të lidhura me dhimbjen e shkaktuar për shkak të veshjes së takave të larta. Nëse injorohet, këto mund të çojnë në probleme të rënda shëndetësore që mund të kenë nevojë për kirurgji që të shërohet”, tha Uma Kumar për IANS.

Këmbët në taka shkaktojnë shpërndarje të pabarabartë të peshës në kocka të këmbëve, duke i bërë që zona e nyjevë të mbajë peshë që pa taka nuk e mbanë, kjo pastajë rezulton me dhimbje.

Përveç artritit, veshja me takë të lartë gjithashtu rrit rrezikun për tërheqjen e nervave, dhimbjen e prapme, dhimbjen e krahut dhe dhimbje me gju.

Simptomat e hershme të osteoartritit përfshijnë dhimbje në nyje, ngurtësi në mëngjes në këmbë për më shumë se 30 minuta dhe ënjtje në këmbë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme