KFOR ka dhënë detaje lidhur me takimin që komandanti i këtij misioni Ozkan Ulutas, ka zhvilluar me shefin e ri të zyrës së BE’së në Kosovë, Dirk Schuble.
Në njoftimin e KFOR’it, bëhet e ditur se, takimi ka ofruar një mundësi për të diskutuar situatën e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe për të forcuar koordinimin, përcjell Gazeta Express.
‘’ Gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë’’, thuhet mes tjerash në postim.
Postimi:
Komandanti i misionit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, mirëpriti në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë, Shkëlqesinë e Tij Dirk Schüble, i cili së fundmi mori detyrën si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Takimi ofroi një mundësi për të diskutuar situatën e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe për të forcuar koordinimin. Gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si aktorë të reagimit në fushën e sigurisë.