Koalicioni LDK-AKR-Alternativa është mbledhur në zyrat qendrore të LDK-së për të diskutuar rreth hapave të mëtutjeshëm pas zgjedhjeve.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se kjo parti i mbetet besnike bashkimit me LDK-në e Alternativën.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë që dikush nga AKR-ja do ta votojë Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për kryeministër.
Nga ana e tij, Avdullah Hoti i LDK-së ka lutur që të mos spekulohet për ndarjen e mundshme të koalicionit LAA.
Përpos kësaj, ai tha se koalicioni PAN është duke u munduar kot sepse nuk ka numrat për të krijuar Qeverinë.
Andaj sipas Hotit, ata presin që LDK dhe Vetëvendosja të bëjnë Qeverinë, pas dështimit të Haradinajt.