Taksisti futet me veturë në turmën e fansave në Moskë, shtatë të lënduar

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 14:14 | Nga

Së paku tetë fansa të futbollit mbetën të plagosur kur një shofer taksie u fut me veturën e tij në një turmë në qendër të Moskës të dielën, mirëpo, ndonëse dyshimet e para ishin për sulm të mundshëm terrorist, u tha se ai e kishte humbur kontrollin ndaj veturës.

Këtë e deklaroi prefekti i Moskës, Sergei Sobyanin, përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton Reuters.

Ndërkaq, policia e Moskës ka nisur një hetim penal në këtë rast për shkelje të ligjit të trafikut.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, shoferi, i veshur me trenerka dhe fanellë të zezë, shihet teksa vrapon për të ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Koha.net.

Dy gra meksikane kanë mbetur të lënduara nga incidenti, megjithatë gjendja e tyre është stabile, ka bërë me dije ambasada e Meksikës në Moskë përmes Twitterit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme