Talebanët shpallin amnisti për zyrtarët qeveritarë: Kthehuni në punë me besim të plotë

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Talebanët kanë shpallur amnisti të përgjithshme për të gjithë zyrtarët qeveritarë, duke u kërkuar atyre të kthehen në punë me “besim të plotë”.

“Një amnisti e përgjithshme është shpallur për të gjithë … kështu që ju duhet të filloni jetën tuaj rutinë me besim të plotë,” tha AFP, duke cituar një deklaratë talebane.

Kjo vjen mes një sfondi frike në Afganistan, pasi ata që punonin për qeverinë ose organizatat e mbështetura nga Perëndimi,  ata që punuan si përkthyes për trupat amerikane i tremben ndëshkimeve.

Talebanët janë të njohur për kryerjen e dënimeve brutale dhe janë akuzuar për krime lufte, ndonëse ata e mohojnë.

Të ngjashme