“Tani do dal të lyp”, shkarkohet nga detyra mjeku i Spitalit të Traumës, Apostol Vaso

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Mjeku anestezist reanimator, Apostol Vaso ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se është shkarkuar nga detyra si mjek pranë spitalit të Traumës. Sipas tij arsyeja e shkarkimit është bërë me arsyetimin se “ka zero kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim” dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhëri i Mjekut.

Më tej shkruan se strukturave të vlerësimit të aftësisë së punonjësve shëndetësor këtu ne Shqipëri nuk ju mjafton puna e tij shkencore, citimet në revistat më të mëdha të shkencës mjekësore në botë apo prania në kongrese botërore.

“Te dal te lyp, per te siguruar jetesen, te zhdukem.nga syte kemebet, apo te sfidoj kedo, qofte edhe i vetem…? Qe sot une jam I pushuar nga puna ne Spitalin e Traumes. Arsyeja eshte, sepse une jam me zero ( 0) kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim dhe keshtu qe nuk mund te pasjiem me licence nga Urdheri I Mjekut.

Strukturave te vleresimit te aftesise se punonjesve shendetesor ketu ne Shqiperi nuk ju mjefton puna ime shkencore, madje ata ndjehen te turperuar nga une.

Spitali ndjehet gjithashtu i turperuar nga une, sepse kam prezantuar hypotezen ne Gjermani, ne prezencen e ambasadoreve perkates dhe autoriteteve me te larta shkencore te atij vendi.

Siptali te Traumes I vjen turp prej meje qe jam I nominuar per Cmimin “Radovicka” te Akademise sone te Shkencave.

Spitali te Traumes, Ministria e Shendetesise dhe Fakulteti I Mjeksise ndjehen te turperuar qe punimi yne eshte I ciltuar nga te gjitha revitat e medha te shkences mjeksore mbi 200 citime, nga revistat me impaktin me te larte,si asnje tjeter ketu ne Shqiperi ?

Qeverise dhe Ministrise tone I vjen turp nga une, qe Komiteti Shkencor I IASP (mbi 60 shkencetar) ne vitenn2010 i ka propozuar te me akordojne titullin Profesor, me Vendim te Keshillit te Ministrave per merita te vecanta ne Mjeksine Boterore.

Qeverise dhe Ministrise perfshi ketu edhe Fakultetin e Mjekesise I vjen turp nga une qe jam spiker I ftuar ne Kongrese Boterore te shkences se Algologjise.

Qeverise, Ministrise, Fakultetit te Mjekesise, Drejtorise dhe kolegeve ndoshta I kam turperuar qe puna jone vleresohet prej Universiteteve me te rendesishme te botes si nje me IMPAKT REVOLUCIONARIZUES NE SHKENCEN MJEKSORE BOTERORE.

JU LUTEM.MIQ ME KESHILLONI, CFARE DUHET TE BEJ…?

1- TE LARGOHEM NGA SHQIPERIA,SEPSE UNE KAM LICENCE TRAJNUESI NDERKOMBETAR PER DHIMBJEN ?

2- TE PAGUAJ RRYSHFETE QE TE PERFITOJ LICENCEN MJEKESORE DHE TE VAZHDOJ TE LUTEM TEK NJEREZ, QE DERI ME SOT NUK KANE BERE ASNJE GJE DHE NUK KANE ASNJE LIDHJE ME MJEKESINE ?

3- TE DAL DHE TE ULEM TEK KRYEMINISTRIA, MINSTRIA E SHENDETESISE, NE FAKULTETIN E MJEKSISE ,APO EDHE PARA DREJTORISE SE SPITELIT TIM, PER TE LYPUR PARA PER TE SIGURUAR JETESEN TIME..?

ME TREGOMI JU LUTEM.”- thotë Vaso.

Të ngjashme