“Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti”

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkroi në rrjetin social Twitter lidhur me vendimin e qeverisë për tarifën që studentët duhet të paguajnë për një vit akademik, apo edhe për tarifën shtesë që u vendos nga universitetet për provimet përsëritëse të vjeshtës ,transmeton Klan Kosova.

“Thjesht e vërteta: 1. Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4. Efekti i VKM nis vitin tjetër 5. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, – shkruan Kryeministri Rama, në Twitter.

Pas Ramës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka konfirmuar në mbrëmje se qeveria do të plotësojë një prej kërkesave të studentëve. Sipas saj qeveria është e gatshme të heqë dorë nga VKM-ja nr.282 për ligjin e Arsimit të Lartë, tarifën për lëndët e mbartura.

Sipas ministres qeveria është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se do të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme