Si rezultat i Task Forcës janë bërë një seri përmirësimesh, në fushën e të Bërit Biznes, ku Kosova është rendit në vendin e 60 në listën e Bankës Botërore. Po ashtu këto reforma janë vërejtur edhe nga mediet ndërkombëtare, ku Kosova për kushtet e të bërit biznes është renditur e 13-ta në një revistë ndërkombëtare.
Kështu u bë e ditur në takimin e Task Forcës për Reformat e të Bërit Biznes, që ndërlidhen me Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes.
Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi, tha se për të arritur progres në fushën e të bërit biznes, duhet një angazhim i përbashkët i të gjitha ministrive linjë, por edhe të gjitha institucioneve tjera të cilat janë reflektuar në raportet e fundit të Bankës Botërore, ku Kosova është renditur në pozitën e 60 në nivelin Botërorë, raporton Ekonomia Online.
“Përmirësimi i ambientit të biznesit nuk mund të bëhet nga një ministri, apo institucion i vetëm, por bëhet vetëm duke u bashkuar dhe koordinuar përpjekjet tona që të largojmë çdo barrierë dhe të eliminojmë atë që quhet burokraci e që paraqet kosto të biznesit”, tha Kelmendi.
Se Kosova ka shënuar progres në këtë fushë, e tha edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. Për dallim që Kosova ka shënuar progres në fushën e të bërit biznes, ajo tha se në fushën e dhënies së lejeve ndërtimore, nuk qëndrojnë aspak mirë.
“Këtë vit Kosova ka shënua progres duke u ngrit pozitën e 60 këtë rezultat e kanë sjell disa indikatorë, si ministria e tregtisë, ministria e financave dhe tatimet, por ka edhe indikatorë tjerë që nuk janë vërejt rezultate. Ndërsa jemi keq sa i përket dhënies së lejeve ndërtimore, që renditemi në pozitën e 129”, tha Bajrami.
Kosova, në raportin e fundit të Bankës Botërore, për të Bërit Biznes, është renditur në vendin e 13-t, që përbën një sukses në drejtim të promovimit të Kosovës, si vend që ka krijuar dhe po krijon politika të favorshme të biznesit.