Task Forca për ndalimin e ndërtimeve ilegale në Hade dhe Shipitullë formohet së shpejti

Obiliq | 13 Pri 2018 | 16:11 | Nga

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur sot në takim ministrin e Zhvillimik Ekonomik, Valdrin Lluka.

Sipas një postimi të Gashit në Facebook, ata u pajtuan që të formojnë sa më parë Task Forcën për parandalimin e ndërtimeve ilegale në Hade dhe Shipitullë, transmeton Ekonomia Online.

“Pas takimit me banorët e Hades dhe zyrtar e KEK-ut, kryetarin e Komunës, Xhafer Gashi, e priti në takim Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Lluka”, thuhet në postim.

“Kryetari Gashi dhe Ministri Lluka u pajtuan që të formojnë sa më parë Task Forcën për parandalimin e ndërtimeve ilegale”.

“Kryetari Xhafer Gashi mbetet shumë i përkushtuar që banorëve të Hades dhe Shipitullës të ju plotësoi të drejtën për shpronësim dhe punësim, siç ju kishte premtuar.”

Pas takimit me banorët e Hades dhe zyrtar e KEK-ut, Kryetarin e Komunës z.Xhafer Gashi e priti në takim Ministri i…

Posted by Xhafer Gashi on Friday, April 13, 2018

Të ngjashme