Tayna ka folur direkt me deputetin Haxhi Avdyli.
Në një lidhje direkte në emisionin T7, Tayna ka folur drejtpërdrejtë me deputetin e LDK-së, Haxhi Avdyli i cili ka bërë kërkesën për censurim dhe ndalim të përdorimit të fjalëve që përçojnë mesazhe negative në këngë.
Këngëtarja ka folur përmes telefonit në studio, duke i thënë deputetit së pari që po i vjen mirë që ai po e dëgjon dhe po i din këngët dhe titujt e këngëve të saj.
Më pas, Tayna insiston se nuk është detyrë e artistit për të edukuar fëmijët e tyre, pasi sipas saj, prindërit e saj kur ka qenë e vogël nuk e kanë lënën të dëgjojnë fare këngë të tilla, edhepse janë transmetuar gjithandej.