Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të jenë të sakta, të përdoren nga institucionet si referencë

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 15:29 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në “Javën e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, është diskutuar Kodi i Praktikës së Statistikave Evropiane, aktivitet ky i organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe UNFPA-së, raporton Ekonomia Online.

Gillian Green, lidere e Ekipit “Mbështetja për Fuqizimin e Sistemit të Statistikave të Kosovës”, tha se më e rëndësishme në të gjitha aktivitetet është se regjistrimi i popullsisë duhet të ketë burime adekuate, stafin e duhur dhe paratë.

Sipas saj, në momentin kur të mblidhen të gjitha të dhëna, duhet të jenë të përdorshme nga Qeveria nga ministrit e ndryshme që të krijojnë politika adekuate.

“Statistikat duhet të jenë të sakta dhe të besueshme. Afatet kohore dhe çdo gjë duhet të bëhet në bazë të standarde ndërkombëtare dhe shteti duhet të dijë se ku mund të presin rezultatet e tyre, pra afatet kohore janë mjaftë të rëndësishme”.

“Momenti kur të mblidhen të gjitha këto të dhëna duhet të jenë të përdorshme nga Qeveria nga ministrit e ndryshme që të krijojnë politika të ndryshme dhe të dinë se saktësisht se çfarë këta numra prezantojnë dhe të mos jenë numra vetëm në letër, por të dihet se për çfarë të përdoren”, tha ajo.

Avni Kastrati, menaxher i Regjistrimit të Popullsisë në ASK foli për sfidat e terrenit si stafi, trajnimet dhe komunikimi.

Ai tha se në përgjithësi gjatë regjistrimit të popullsisë sfidë e ASK-së do të jetë gjetja e stafit, duke shtuar se mbledhja e të dhënave do të bëhet përmes tabletiti ballë për ballë.

Madje ai sqaroi se intervistat do të bëhen në gjuhën që personat flasin.

“Ka përparësi, por ka edhe sfida edhe mangësi, sepse kalimi nga një metodë tradicionale që ka qenë nga formularët në këtë formën digjitale ka disa sfida. Ne aplikojmë të gjitha metodat për grumbullimin e të dhënave në teren. Metoda më e mirë është metoda me tabletë ballë për ballë në teren, kjo intervista ballë përballë ka sfidat e vete sepse kërkon stafë”.

“Kjo metodë ka shumë të mira. Por gjetja e stafit do të jetë sfidë për këtë proces. Në disa zona të thella do të kemi sfidë për të gjetur staf. Intervistat do të bëhen në gjuhën që personat flasin. Kemi bërë disa plane, kemi menduar që rezervat të jenë më shumë se sa kemi menduar në fillim”.

Kastrati duke shpjeguar procedurat se si do të zhvillohet regjistrimit tha se problem për ASK-në është edhe procesi i trajnimit, raporton EO.

“Proces tjetër si sfidë do të jenë trajnimet. Trajnimet do të jenë 5 ditë, ato do të jenë se pari me video se si do të veprohet fizikisht”.

“Video e dytë tregon se si bëhet regjistrimin me tableta. Trajnimet do të bëhen në shkolla dhe objektet komunale. Sfidë tjetër është edhe sigurimi i pajisjeve”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme