Të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Pejë mbeten në paraburgim

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 15:02 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të të pandehurve B.P. dhe Xh.P., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 24 korrik të këtij viti.

Me anë të këtij aktvendimi personave në fjalë, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Gjykata e Apelit vlerësoi se pretendimet ankimore të mbrojtësve nuk qëndrojnë, ngase në vendimin e ankimuar, gjyqtari i proceduarës paraprake, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar se të pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprës penale për të cilën dyshohen. Po ashtu janë dhënë arsye të mjaftueshme se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme