Ekonomia Online
FUNDIT

Të enjten jepet çmimi për romanin më të mirë në Maqedoni, për vitin 2017

Të enjten jepet çmimi për romanin më të mirë në Maqedoni, për vitin 2017

Këtë të enjte, në hamamin e Daut Pashës në Shkup, do të bëhet dhënia e çmimit vjetor për romanin më të mirë të vitit, “Romani i vitit”, për 2017-tën. Laureat i sivjetëm është romani “Odbrojuvanje” (Numërimi), me autore Frosina Parmokavska. Kjo është hera e 19-të që jepet ky çmim, dhe është dhënë nga gazeta “Utrinski […]

Këtë të enjte, në hamamin e Daut Pashës në Shkup, do të bëhet dhënia e çmimit vjetor për romanin më të mirë të vitit, “Romani i vitit”, për 2017-tën.

Laureat i sivjetëm është romani “Odbrojuvanje” (Numërimi), me autore Frosina Parmokavska.

Kjo është hera e 19-të që jepet ky çmim, dhe është dhënë nga gazeta “Utrinski Vesnik”, por pas shuarjes së saj, dhënien e çmimit e ka marrë përsipër Fondacioni për përparimin dhe promovimin e vlerave kulturore “Sllavko Janevski”.

Çmimi përmban para prej 150 mijë denarësh (mbi 2000 euro), plaketë dhe një statujë të vogël. Çmimi mbështetet nga Ministria për Kulturë, si projekt i interesit kombëtar.

Të ngjashme