Të gjitha projektet e planifikuara në Gjakovë do të implementohen pa asnjë pengesë

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjakovës përmes një komunikate ka njoiftuar se të gjitha projektet e planifikuara për këtë vit të cilat lejohen të realizohen sipas rregullave dhe ligjeve për parandalimin e COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Të gjitha projektet e planifikuara për këtë vit nga Komuna e Gjakovës, të cilat lejohet të realizohen sipas rregullave dhe ligjeve për parandalimin e COVID-19, do të vazhdojnë të implementohen pa asnjë pengesë.

Punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Skivjan tashmë janë në fazën finale.

Gjatë inspektimit që i bëri këtij projekti infrastrukturor, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh i lumtur që punimet në këto rrugë janë drejt fundit dhe banorëve të kësaj ane do të i’u lehtësohet jeta në këtë fshat.

Fotografia e Kuvendi Komunal - Gjakovë
Fotografia e Kuvendi Komunal - Gjakovë
Fotografia e Kuvendi Komunal - Gjakovë

Të ngjashme