Të gjitha uebfaqet e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës tash një javë jashtë funksionit

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Domaini apo uebfaqja zyrtare e të gjitha Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Kosovës është  https://ambasada-ks.net,  që një javë është jashtë funksionit.

Pra, nëse provoni të klikoni në cilëndo nga uebfaqet e ambasadave, nuk do të keni qasje.

Bashkatadhetarët thonë se së fundi nuk kanë mundur të marrin asnjë shërbim, dhe për këtë sipas tyre nuk ka pasur as njoftim.

Po ashtu për shkak të sistemit është raportuar për pritje të gjata para ambasadave.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka provuar të flasë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme