Të gjithë kundër ligjit “antishpifje” të Ramës, Çipa e quan kërcënim ndaj fjalës së lirë

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, tha se ligjet e paketës anti-shpifje janë një kërcënim për fjalën e lirë.

Çipa tha se duhet bërë çdo gjë që të zhbëhen këto ligje, asi pasi draftet kanë probleme shumë serioze dhe kthejnë censurën në vend.

“Ky ligj është një kërcënim për fjalën e lirë. Vijmë këtu në këtë takim sepse e konsiderojmë një çështje shumë të rëndësishme për pluralizmin. Asnjëherë nuk ka pasur një adresim të tillë censurës mbi një draft të tillë siç po bën qeveria.

Ky draft mbart në vetvete probleme shumë serioze në institucionalizmin e censurës siç është AMA, bordi i AMA ka brendinë e një agjencie censure. Investoni që të zhbëhet ky draft”, u shpreh Çipa/Shqip.

Të ngjashme