Të hënën bëhet intervistimi dhe votimi për rektor të UP-së

Prishtinë | 19 Nën 2022 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Të hënën do të filloj intervistimi dhe votimi për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Kështu ka njoftuar Këshilli Drejtues i UP-së.

“Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka miratuar agjendën e intervistimit dhe votimit të kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas Konkursit me nr. prot. 3/708, datë 24/10/2022.

Intervistimi i kandidatëve do të bëhet me datë 21/11/2022, me fillim prej orës 10:00, në sallën e Senatit të UP-së. Pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe votimi për zgjidhjen e rektorit”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

Kujtojmë se rektori i ri i UP-së do të emërohet pas shkarkimit të Naser Sahitit nga kjo pozitë.

Të ngjashme