Të hënën bëhet përurimi i aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nesër do të bëhet përurimi i aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

Sipas MPB-së, ky është investim i kësaj ministrie.

Në ceremoninë e përurimit të këtij objekti do të marrin pjesë: Kryeministri, Avdullah Hoti, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Ambasadorë të akredituar në Kosovë, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Ceremonia do të mbahet nesër, e hënë më 18 janar, duke filluar në orën 09:30, në objektin e AKF-së, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme