Të hënën mbërrijnë në Prishtinë edhe 21 autobusë

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 12:00 | Nga

21 autobusë për kryeqytetin janë nisur sot nga fabrika, kurse nga 1 tetori do të jenë në qarkullim edhe në linja tjera, përpos asaj 1, 3 dhe 4.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Edhe 21 autobusët e tjerë sot nisen nga fabrika. Të hënën janë në Prishtinë ndërsa nga 1 tetori do të jenë në qarkullim edhe në linja tjera përpos 1, 3 dhe 4. Vazhdojnë me pritoret e reja dhe implementimin e linjave të reja”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme