Të hënën mblidhen kryediplomatët e BE-së, Vuçiq pret përgjigjen për “njohjen në qendër” që e do Kurti

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Të hënën më 14 nëntor në Bruksel do të mblidhen shefa e diplomacisë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor, respektivisht edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo konfirmohet në agjendën zyrtare që është publikuar në faqen e Këshillit Evropian, ku tregohet se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell do të kryesojë takimin.

“Më 14 nëntor, Këshilli, i kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të zhvillojë shkëmbime pikëpamjesh mbi agresionin rus kundër Ukrainës, rajonit të Liqeneve të Mëdha dhe Ballkanit Perëndimor”, shkruan agjenda zyrtare.

Të ngjashme