Të hënën pritet të vijnë 208 mijë vaksina në Shqipëri

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria pritet të marrë dhe 208 mijë doza të tjera vaksinash.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me anë të një postimi në mediat sociale.

Rama teksa ka postuar dhe foto të avionit në të cilin janë ngarkuar 208 mijë dozat e vaksinave, shkruan se pas pak orësh do të mbërrijnë në Rinas.

“208 MIJË VAKSINA TË TJERA ZBRESIN PAS PAK ORËSH NË RINAS”, është shprehur Rama.

Kjo është ngarkesa e tretë që vjen brenda pak ditëve në Shqipëri. Dje dhe pardje kanë mbërritur gati 100 mijë vaksina të tjera AstraZeneca./tvklan.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme