Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se duhet të kërkohet lirimi i pakusht i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga paraburgimi në Francë.
Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:
Kryetari i Prishtinra se të merremi me konspiracione, mundemi me u marr me fakte
1. Serbia e konsideron Kosoven pjese të saj
2. Serbia ka ngritur qindra aktakuza ndaj shqiptarëve për krime lufte
3. Serbia lufton dhe lobon në mënyre aktive kundër Kosoves në çdo forum e institucion
4. Kosova ka formuar gjykate speciale vetëm për krimet e UÇK dhe i ka ngritur shumë pak akuza për krimet e Serbisë në Kosovë.
5. Hashim Thaçi thotë se shqiptarët kanë vrarë dëshmitarë dhe përulet tërë kohen para mbishkrimeve ku flitet për terorristët shqiptarë dhe ata të NATOs
6. Isa Mustafa akuzon Ramushin për vrasje në liqe të Radoniqit
7. Qeveria arreston, akuzon dhe mban në burg padrejtësisht të gjithë ata që e kundërshtojnë Serbinë dhe i nënshtrohet Serbisë në çdo kërkesë
8. Edita flet për fitore në bisedime, sigurisht e ka fjalen për fusnoten, bashkimin e Mitrovices e deri te kodi gjeografik.
Prandaj, mos të shtirremi se nuk e kemi njohur këtë Serbi. Mos të shtirremi se nuk po i njohim Hashimin Isen e të tjerët. Kur po ndodhin arrestimet si kjo e Ramushit po na kujtohen të gjitha dhe po bëhemi radikal por problemin e kemi në përfaqësim e jo në konspiracion.
– Te ndërpriten bisedimet me Serbine!
– Të mblidhet Kuvendi dhe ta votojë rezoluten e reciprocitetit politik e ekonomik ndaj Serbise qe e ka propozuar VV vite më parë!
– Te votohet rezoluta e kushteve për bisedimet me Serbinë e propozuar nga VV vite më parë
– Të votohen pa kushte ndryshimet në interes të Kosovës sic është krijimi i ushtrisë
– Të kërkohet lirimi i pakusht i Ramush Haradinaj nga paraburgimi në Francë.