Të mërkurën në Pejë protestohet për Haradinajn

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 15:43 | Nga

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë do të organizojë protestë të mërkurën në përkrahje të ish-Komandantit të UÇK-së dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në njoftimin e AAK-së për media, thuhet se protesta po organizohet pasi Haradinaj “padrejtësisht po mbahet nga autoritet e shtetit të Francës me akuzat e Serbisë”.

Protesta do të mbahet ditën e mërkurë më 11 janar 2017 në ora 11:55 në sheshin “Shkelzen Haradinaj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme