Me moton ”Pranverë PA DREJTËSI”, të mërkurën (21 mars) në ora 13.00 do të protestohet para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për shprehur si thuhet revoltën ndaj mafias gjyqësore në rastin ”ALMIRI”.
“Ju presim në Protestë të shprehni revoltën tuaj ndaj mafies gjyqësore. Sillni me vete lodër, veshje apo çkado më të zemrës nga fëmija apo nipit/mbesa juaj. Protesta do të jetë e qetë sepse do të ketë shumë nëna dhe fëmijë”, thuhet në njoftim.