Të porsalindurit në një spital britanik dhe nënat e tyre po kontrollohen për Coronavirus, shfaqën simptomat e para se janë të infektuar

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Në një spital në Leeds të Anglisë, mjekët po i kontrollojnë të porsalindurit dhe nënat e tyre po kontrollohen për coronavirus, pasi shfaqën simptomat e para se janë të infektuar, duke rritur rrezikun se kjo sëmundje mund të përhapet edhe te fëmijët.

Shumica prej tyre kanë pasur probleme në frymëmarrje, ndërsa në përgjithësi gjendja e tyre ishte në rregull.

Kjo vjen pasi gjatë ditës së djeshme, në këtë spital britanik u diagnostikua një bebe me coronavirus, që është viktima më e re që botë që është infektuar me këtë sëmundje.

Nëna e fëmijës ishte dërguar me disa shenja të sëmundjes, ndërsa diagnoza e saj u kuptua pasi që e lindi fëmijën.

Ata janë duke u trajtuar në spitale të ndryshme, ndërsa gjendja e fëmijës është shumë më e mirë se ajo e nënës.

Ky rast ka rritur frikën, se kjo pandemi mund t’i prekë edhe fëmijët, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme