Të premten i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që humbi jetën në Gjermani

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Dy të rinj nga komuna e Rahovecit, Leart Morina nga Sapniqi dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm, humbën jetën në një aksident trafiku në Gjermani.

Familja Morina ka njoftuar se ceremonia e varrimit të Leartit i cili ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare, do të mbahet të premten, më 20 nëntor.

Sipas njoftimit të familjes, lamtumira e fundit të riut do t’i jepet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sapniq.

Të ngjashme