Të premten mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës epidemiologjike, merr pjesë Hoti

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në vend, të premten do të mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.

Vetëm sot janë regjistruar tetë të vdekur dhe 632 raste me COVID-19.

Ndërkaq kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot është takuar me përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Hoti ka deklaruar se nuk do të ketë vendosje të masave të reja anti-Covid.

Të ngjashme