Të premten nis gjykimi i rastit “Stenta”, dy prokurorë specialë për ta mbrojtur aktakuzën

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 08:16 | Nga

Afera më e madhe e zbuluar në shëndetësi e njohur si rasti “Stenta” do të fillojë të trajtohet në gjykatë. Gjashtëdhjetë e katër të akuzuarit e këtij rasti këtë të premte do të dalin para gjykatës, shkruan Koha Ditore.

Prokuroria Speciale, e cila ka ngritur këtë aktakuzë, ka shtuar përgatitjet për ta provuar fajësinë e mjekëve e të zyrtarëve të lartë shtetërorë për këtë rast.

Gazeta nga burime të veta ka mësuar se përveç prokurorit të rastit Besim Kelmendi, këtë rast do ta mbrojë edhe prokuroi special Admir Shala. Shala është prokuror i Prokurorisë Speciale.

Në Prokurorinë e Shtetit nuk kanë dhënë sqarime për këtë rast, përveçse është rritur numri i prokurorëve që do të merren me këtë lëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme