Shefja e GP të VV-së Arbërie Nagavci, tha se të premten do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj, seanca pritet të fillojë në ora 10:00.
Ndërsa, përveç pikave të rregullta do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese si dhe dërgimi i FSK-së, në Gaza.
“Janë dakorduar që të ftohet seanca e radhës ditën e premte në ora 10:00. Përveç pikave të rregullat do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtareve për Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu edhe dërgimi i FSK-së në Gaza”, ka thënë ajo.
