Do të qëndrojë protesta në shesh? Kryemadhi: Udhëhiqemi nga qytetarët

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 16:38 | Nga

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi mazhoranca ka frikë jo vetëm nga fjala e lirë por çdo gjë që dëshirojnë qytetarët.

Ngjarja sot në Kuvend, tha ajo, tregoi se vetëm dalja në rrugë është e vetmja zgjidhje.

“Sot ngjarja në Kuvend treogi se e vetmja zgjidhje është jo vetëm dalja në rrugë po përmbysja dhe lëvizja e çdo segmenti kriminal që ka uzurpuar institucionet tona dhe për t’i thënë Edi Ramës që ka ngelur vetëm, se vetëm është, vetëm një tellall i dal boje që mundohet të ndryshojë fasadën e trupit me ngjyra-ngjyra”, tha Kryemadhi, shkruan Top Channel.

Por a do të qëndrojë opozita në protestë apo do të shpërndahet?

“Protesta është atje, ne udhëhiqemi nga qytetarët. Ne mund të jemi organizatorët, mund të jemi iniciatorët por ne tashmë jemi peng i qytetarëve dhe do të bëjmë atë çfarë qytetarët kërkojnë në protestë ditën e shtunë”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme