Të qenit të zemëruar dhe të stresuar ju bënë të fitoni peshë, ja si e shpjegojnë shkencëtarët
Zemërimi nuk është vetëm të bërtisni dhe të jeni në një disponim të keq. Janë 3 lloje të zemërimit. Dhe secili nga ta kanë simptomat e tyre, që përfshijnë, vetëfajësimi, sjellje të rrezikshme, lot të rremë etj.
Për më shumë, zemërimi nuk është aq i thjeshtë sa duket. Dhe ndikimi i tij tek ne mund të jetë shumë me i madh se sa që mendojmë. Dhe një prej tyre është shtimi i peshës, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Edhe gjitha fillon me një adrenalinë
Zemërimi manifestohet jo vetëm në një stazë emocional, por është edhe një proces kemikat në trupin tuaj.
Kur jemi të zemëruar, adrenalina lirohet. Na aktivizon dhe na shkakton ankth. Për shkak rrjedhjes së gjakut në organe, ne nuk mund të ndjejmë uri kur jemi të zemëruar. Por, kjo është një efekt i shkurtër.
Pas uljes së adrenalinës, ne e kemi nevojën që ta zëvendësojmë energjinë që kemi shpenzuar dhe kështu kemi nevojë të hamë ushqim. Madje, shpesh edhe pa vetëdijen tonë, çka bënë që shpesh herë të hamë edhe ushqim që nuk na pëlqen apo edhe që nuk është i mirë për ne, por ai ushqim na ‘mbështet’ dhe nuk e marrim në konsideratë se a është i shëndetshëm apo jo.
Ankthi, është një arsye e stresit tonë, një gjë që po ashtu prek peshën tonë, për shkak të rritjes së nivelit të hormonit të kortisolit. Prandaj, e rëndësishme është që të i humbni ndjenjat negative, këtë mund ta bëni duke bërë ushtrime dhe duke krijuar shprehi të ushqimit të mirë