Të shtëna armësh në Fushë-Kosovë, viktima ankohet se u gjuajt tri herë në drejtim të veturës së tij

Prishtinë | 17 Dhj 2022 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Ankuesi mashkull kosovar në Fushë Kosovë ka raportuar se përderisa ishte në veturë, nga një veturë tjetër një i dyshuar deri më tani i pa njohur ka shtënë 3 herë me armë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, përveç një shenjë që dyshohet se mund të jetë e shkaktuar nga plumbi (në pjesën e pasme të veturës së ankuesit).

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Të ngjashme