Të shtëna me armë në një lokal në Emshir, plagoset një 37-vjeçar

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i plagosur, pas të shtënave me armë në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në një lokal në lagjen Emshir.

Sipas policisë, i plagosuri është personi me incialet B.A, 37-vjeçar i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të ngjashme