Të shtëna me armë në Prishtinë, një i plagosur

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 15:30 në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri.

Pas pranimit të informatave policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast ka hasur edhe një person të plagosur me armë zjarri.

I plagosuri është D.K, 27 vjeçar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Hetuesit janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave me rastin, si dhe identifikimin e të dyshuarve.

Të ngjashme