Të shtëna me armë zjarri në një parking në Prishtinë

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në Prishtinës në orët e para të mëngjesit të së dielës ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një parking të banesave, derisa nuk raportohet për të lënduar apo edhe të arrestuar.

“Prishtinë 08.09.2019 – 01:45.Raportohet se në parking të banesave janë dëgjuar të shtëna nga armët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 9 (nëntë) gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme