14-vjeçari ndërton robotin më të mirë të komunikimit për Facebook

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 13:48 | Nga

Një 14 vjeçar nga qyteti i Viktorias në Kanada ka ndërtuar mbase robotin më të mirë të komunikimit.

Përgjatë 6 muajve ai ka punuar me Christopher, një robot komunikimi për Messenger i cili ndihmon studentët të jenë të azhornuar me detyrat e fundit të dhëna përgjatë javës.

Studentët së pari duhet të ndajnë “agjendën e tyre” me robotin Chrisopher dhe sa herë që përfundon një leksion robotin pyet përdoruesin nëse janë dhënë detyre.

Sapo ai të ketë marrë “agjendën” tuaj vazhdimisht do ju rikujtojë detyrat që keni për të kryer.

Pasi përdoruesit kryen detyrat, ai duhet t’ia komunikojë Christopher në mënyrë që ti heqë nga lista e gjëra për të realizuar. Gjatë fundjavës roboti hesht.

Kur Mark Zuckerberg doli në skenë vitin e kaluar duke folur me zhvilluesit lidhur me robotët e komunikimit në Messenger, askujt nuk i shkonte mendja se një 14 vjeçar do të na tregonte sesi bëhet kjo punë.

14 vjeçari ndërton robotin më të mirë të komunikimit për Facebook Messenger

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme