372 mijë persona e padisin Volkswagen-in

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Ata kërkojnë kompensim, dhe në rast se gjykata u jep të drejtë, atëherë dënimi për kompaninë gjermane do të jetë i madh, transmeton Gazeta Metro.

Rreth 372 000 pronarë gjermanë të makinave Volkswagen që besojnë se janë mashtruar, janë bashkuar me një veprim kolektiv, duke paditur gjigantin e automobilave.

Qindra mijëra njerëz u regjistruan në aksionin kolektiv në mes të nëntorit dhe 2 janarit, tha një zëdhënëse e Zyrës Federale të Drejtësisë për AFP, shkruan “The Local”.

Shoqata e konsumatorëve gjermanë paraqiti kërkesën e saj në një gjykatë në Brunsëick, vetëm pak kilometra nga shtabi i ëolfsburgut të Volkswagen – më 1 nëntor.

Vë pranoi në vitin 2015 se ka manipuluar 11 milionë vetura dizel, që do të dukeshin më pak ndotëse nën kushtet e testimit sesa në drejtimin e vërtetë.

Ata kërkojnë kompensim, dhe në rast se gjykata u jep të drejtë, atëherë dënimi për kompaninë gjermane do të jetë i madh.

Vë gjithmonë ka insistuar se pretendimet janë “të pabaza”.

Deri më tani skandali “dieselgate” i ka kushtuar Vë-së më shumë se 28 miliardë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme