BMW X1 i ri vjen më 2021-ën

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Sipas medieve gjermane, BMW do ta prezantojë gjeneratën e re të modeli X1 në vitin 2021, gjashtë vjet pas promovimit të modelit të njëjtë aktual.

Ashtu siç pritej, dizajni i X1-shit të ri është i frymëzuar sipas gjeneratës së re të modeleve X3 dhe X5 dhe duhet theksuar se do të ketë dimensione më të mëdha, më shumë hapësirë në interier, i cili do të përmbajë një ekran të ndjeshëm në prekje dhe sistemin për kontroll përmes zërit “Hey BMW”, transmeton Koha.net.

Image

BMW X1 i ri teknikisht do të mbështetet në Series 1, që do të thotë se do të ketë platformën FAAR me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme. Po ashtu, do të jetë në dispozicion edhe në version me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4×4.

Sa i përket motorit, do të jenë në dispozicion shumë motorë nga Series 1 ku modeli bazë do të ketë motorin sDrive 18i me kapacitet prej 140 kuajfuqi.

Të ngjashme