Fëmijët tashmë mund të shohin sigurt YouTuben

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 22:08 | Nga

Youtube ka ofruar një shërbim të quajtur YouTube Kids që do t’i mundësojë prindërve t’i lejojnë fëmijët e tyre të shohin video në YouTube, pa u shqetësuar për reklamat apo përmbajtjet e papërshtatshme. Gjithashtu videot e ofruara në të mund të shkarkohen dhe fëmijët mund t’i shohin ato offline.

Për të marrë shërbimin mjafton të shkarkoni në pajisjen që po përdorni aplikacionin YouTube Kids dhe pastaj sigurohuni të bëheni anëtarë të YouTube Red. Nga aty mund të regjistroheni në një llogari të re dhe të ndiqni instruksionet që shfaqen në ekran. Por sigurisht që prindërve do t’u duhet të paguajnë për këtë.

Google akoma nuk ka publikuar shifra mbi numrin e përdoruesve te YouTube Red, po ai tha që shërbimi ka filluar të përhapet shpejt dhe gjerësisht.

Sipas tyre po bëhen akoma ndryshime në këtë shërbim, të cilët mund t’u lejojnë prindërve të rregullojnë dhe kontrollojnë videot që ata duan të shikojnë fëmijët e tyre. Tani për tani YouTube Kids ofrohet vetëm në U.S, Australi dhe Zelandë të Re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme