Huawei ka livruar afro 7 milionë telefona 5G gjatë vitit 2019

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Huawei njoftoi në faqen Weibo se kompania gjatë vitit 2019 ka livruar 6.9 milionë telefona 5G. Nëse kjo statistikë është e saktë, kjo do ta bënte kompaninë kineze shitësin më të madh të 5G për nga shitjet. Samsungu njoftoi më herët këtë vit se deri në nëntorin e vitit të kaluar i kishte livruar 6.7 milionë telefona 5G, raporton PlayfulDroid.

Për momentin, portfolio e telefonave 5G të Huawei i përfshinë modelet Huawei Mate 20 X 5G, Huawei Mate 30 5G, Huawei Mate 30 Pro 5G, Huawei Mate X, Huawei Nova 6 5G, Honor V30 5G dhe Honor V30 Pro 5G, shkruan KOHA Ditore.

Natyrisht, shitjet e telefonave Huawei 5G do të duhej ta shënojnë një rritje edhe më të madhe në vitin 2020, me një përqafim të rritur të teknologjive 5G, si dhe një rritje të portofolios 5G të kompanisë.

Huawei pritet t’i bëjë shitjet më të mëdha të telefonave 5G në tregun e brendshëm kinez, ndërsa disa e parashikojnë shitjen e 100 milionë telefonave Huawei 5G. Megjithatë, kur bëhet fjalë për tregjet ndërkombëtare, kompania kineze është shumë e penguar nga ndalesa e vendosur nga SHBA-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme