Menaxhoni identitetin tuaj online

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Mos lejoni që prezenca juaj në media sociale ose online të ju ndalojë nga fitimi i asaj pune ose mundësie të re.

Ju tashmë e dini vlerën e përshtypjes së parë. Ju siguroheni se dukeni mirë, veproni në mënyrë profesionale dhe tregoni verzionin më të mirë të vetes tuaj. Ju bëni gjithçka që të zvogëloni të metat dhe të largoni gjithçka e cila mund të jetë e dëmshme ose turpëruese. Pas të gjithash, siç thotë edhe thënia e vjetër, nuk keni rast të dytë për të lënë përshtypjen e parë.

Të njëjtat rregulla aplikohen në identitetin tuaj online, ju duhet të tregoni verzionin tuaj më të mirë virtual që bota t’a shohë. Mirëpo, jo të gjithë kujdesen që prezenca e tyre online të jetë aq e mirë sa prezenca e tyre personalisht.

Mendoni këtë: nëse dikush do të kërkonte në Google emrin tuaj, çfarë do të gjenin? Shumë njerëz nuk e dinë. Dhe , ndoshta më e rëndësishmja, nëse ata do të gjenin diçka të cilën nuk dëshironi që ata ta shohin, si do ta largonit atë? Nëse nuk jeni të sigurtë për përgjigjet, atëherë përdorni këto katër këshilla që të siguroheni se identiteti juaj online është siç duhet të jetë.

Dini se çfarë ka aty

Nëse do të menaxhoni identitetin tuaj online, ju së pari duhet të dini se si duket. Kjo do të thotë se duhet të bëni një kërkim në Google, në Yahoo dhe në Bing, për shkak se këto makina kërkimi janë shumë të famshme dhe mund të nxjerrin rezultate të ndryshme. Kërkoni emrin tuaj. Nëse është dikush me emrin dhe mbiemrin tuaj, ju duhet të përfshini tjera informacione identifikuese në kërkimin tuaj, si p.sh. qytetin ku jetoni ose ku punoni.

Kushtojuni vëmendje faqeve të para të rezultateve, për shkak se aty do të fokusohen më së shumti njerëzit të cilët iu kërkojnë, por gjithashtu klikoni tri ose katër faqe për të parë se si duket prezenca juaj online. Dhe mos ndaloni vetëm në linqet me tekst: klikoni në Fotografi për të parë se çfarë foto do të shfaqen.

Nëse shihni diçka që nuk duhet, merrni hapat e nevojshëm për të larguar atë përmbajtje! Kjo do të thotë të fshini gjithçka e cila iu përket juve ose me mirësjellje t‘iu kërkoni pronarëve të faqes të largojnë gjërat të cilat nuk dëshironi që tjerët t’i shohin. Rezultatet tuaja me siguri do të përzihen në atë pikë të fundit, dhe në fakt, ju me siguri nuk do të jeni në gjendje të largoni diçka publke, si artikujt e lajmeve për ndonjë gjë që e keni bërë, por ia vlen të pastroni sa më shumë që është e mundur.

Regjistrohuni për njoftime

Pra, ju keni bërë një kërkim tërësor në web, dhe keni një ide se si duket prezenca juaj online, të paktën, ju e dini se si duket sot. Por nëse webi ndryshon gjithmonë. Çfarë përmbajtje të reja do të shtohen nesër? Javën e ardhshme? Vitin e ardhshëm? Nuk e dini, por lajmet e mira janë se mund t’a kuptoni shumë lehtë.

Për të parandaluar çdo befasi në të ardhmen, ju mund të aktivizoni njoftime emaile nga këto tri makina kërkimi. Në këtë mënyrë, nëse diçka me emrin tuaj shfaqet diku në web, ju do të pranoni një email i cili do ju njoftojë. Ju duhet të ndiqni çdo njoftim që pranoni për t’u siguruar se përmbajtja nuk është diçka e dëmshme.

Kontrolloni llogaritë tuaja të medias sociale

Nganjëherë, ne jemi armiqtë më të këqinj të vetes tonë, dhe kjo zakonisht ndodh kur vjen puna tek identitetet tona online dhe llogaritë e medias sociale. Ne postojmë fotografi pa shije për hir të argëtimit dhe fotografi sarkastike politike, dhe përderisa shokët tanë më të afërt e kuptojnë se kjo përmbajtje mund të mos përfaqësojë veten tonë, të gjithë të tjerët e shohin si një gjë të keqe.

Shikoni llogaritë tuaja, Facebook, Twitter, faqen tuaj të vjetër MySpace dhe blogun e vjetër 10-vjeçar, dhe largoni gjithçka e cila mund të lë përshtypje të keqe. Nëse jeni të etiketuar në përmbajtje te pahijshme, largoni etiketën dhe kërkoni shokut tuaj ta largojë atë, duke ia kujtuar se keni një reputacion që duhet ta mbroni.

Shpërndani sa më shumë që mundeni

Zakonisht nuk mjafton vetëm të largoni përmbajtjen e keqe kur vjen puna tek menaxhimi i identitetit tuaj online; ju duhet të shtoni disa përmbajtje pozitive. Kjo do të thotë të vendosni profile tërheqëse në media sociale, veçanërisht në Facebook, Twitter dhe LinkedIn. Ju duhet të krijoni përditësime dhe postime pozitive, të postoni fotografi të cilat tregojnë se jeni nën ndriçim profesional dhe pozitiv, dhe të largoheni nga gjithçka e cila mund të konsiderohet si ofenduese për dikë.

Gjithashtu nuk është ide e keqe të lini komente pozitive dhe të zgjuara me emrin tuaj në bloge të profilit të lartë ose në faqe të gazetave. Në fund, shpesh ia vlen të bleni URL e emrit tuaj ose disa variacione të ngjashme, dhe të mbushni atë faqe me përmbajtje pozitive. Edhe nëse është një faqe e thjeshtë me linqe të llogarive tuaja të medias sociale, do të jetë një faqe në të cilën keni kontroll të plotë, dhe e cila del në majë të radhitjeve në motorët e kërkimit.

Të ngjashme