Tastiera më e re për gaming Cooler Master vjen me Aimpad

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Cooler Master ka prezantuar tastierën më të re analoge, mekanike për gaming – MK850. Ajo që e veçon modelin nga pjesa tjetër e konkurrencës është se kjo është tastiera e vetme analoge me butonat prestigjioz Cherry MX.

Tastiera MK850 është e pajisur me teknologjinë Aimpad, e cila e siguron kontrollin e precizitetit çfarë zakonisht gjendet në aviacion, kontrollet/timonet dhe kontrollerët për gaming, dhe mundëson kontroll analog në inputet digjitale. Lojtarëve kjo ua mundëson kontrollin dhe konfigurimin e shumë elementeve (shpejtësia, animi, kthesa…). Gjatë ngasjes në lojëra, Aimpad mund të përdoret për kthim të qetë duke e ndryshuar thjesht distancën e shtypjes së butonit, shkruan KOHA Ditore.

Image

Cooler Master MK850 ka pushimore të ndashme për pëllëmbë, dy skroll rrotëza të cilat mund të programohen, pesë makro butonta të dedikuara, kabllo të ndashme USB C, buton të dedikuar multimedial, ndriçim RGB dhe mbulesë të anodizuar të lartë të cilësisë së lartë.

Tastiera MK850 do të jetë në dispozicion kah mesi i marsit, me një çmim të rekomanduar prej 200 eurosh për tregun evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme