Volkswagen Amarok shndërrohet në një “bishë” kuqezi

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Kompania gjermane Delta4x4, e cila merret me modifikimin e veturave, edhe më parë është kujdesur për pamjen atraktive të Amarokut të Volkswagenit dhe ndërkohë programin e saj për këtë Pick-up e ka zgjeruar me versionin “Beast” (“Bisha”).

Tani, ky Amarok i shndërruar në “bishë” vjen më i lartë, me amortizerët “Bilstein” dhe rrotat “KlassikB” prej 20-inç me goma “Cooper”, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Delta4x4 për këtë “bishë” ka zgjedhur edhe dritat shtesë në çati, dritat LED nën maskën e përparme, mbrojtësit anësor të zgjeruar, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe eksterier dy-ngjyrësh (në këtë rast kuqezi mat).

Të ngjashme