Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, e morëm me pikëllim të thellë.
Ikja e hershme e Gëzimit, është humbje e madhe dhe e rëndë jo vetëm për ju familjen dhe miqtë e tij, por për të gjithë ne dhe komunitetin sportiv.
Gëzimi ka dhënë kontribut të madh për futbollin e Kosovës, duke u angazhuar si futbollist në kohërat më të vështira të vendit tonë.
Puna dhe përkushtimi i tij si futbollist dhe si trajner ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin vendor, andaj humbja e tij është humbje e madhe për botën e futbollit dhe për gjithë vendin.
Ai, me angazhimin dhe profesionalizimin e paepur për futbolli ka bërë që emri i tij të jetë gjithmonë në kujtesën e miqve, kolegëve dhe të gjithë sportdashësve.
Kaqa siç e quanin të gjithë, ishte i veçantë, sepse përveç që ishte person shumë punëtor dhe i palodhshëm ishe edhe shumë pozitiv dhe i dashur për të gjithë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Gëzim Kaqanikut (Kaqës), futbolldashësve dhe FFK-së.