Telekomi dhe UBT nënshkruajnë marrëveshje “për zhvillimin e ideve inovative”

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Telekomi i Kosovës sot ka nënshkruar bashkëpunim me Kolegjin UBT, me ç’rast do të fillojë përgatitja e strategjisë gjithëpërfshirëse për Telekomin e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Qëllimi i marrëveshjes është identifikimi dhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive ekzistuese për zhvillimin e ideve më inovative në tregun e telekomunikimeve në vendin tonë”, ka thënë Istrefi.

Postimi i plotë:

Sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi mes Telekomit të Kosovës dhe Kolegjit Universitar “UBT”, ku së bashku me rektorin Edmond Hajrizi, dhe në bashkëpunim me disa nga universitetet më prestigjioze botërore, do të fillojmë me përgatitjen e strategjisë gjithëpërfshirëse për Telekomin e Kosovës, qëllimi i së cilës është identifikimi dhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive ekzistuese për zhvillimin e ideve më inovative në tregun e telekomunikimeve në vendin tonë.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme