Tension në sallë, Selami: Ky është statuti i përjashtimit, jo i bashkimit

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 13:57 | Nga

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ish- kreu i kësaj force politike Eduard Selami tha se statuti i ri partisë demokratike është më i keqi që ka pasur ndonjëherë.
Sipas tij ky statut nuk është i bashkimit, por i përjashtimit.

Reagimi

Ky statut që nuk ka qenë problemi jonë, po bëhet problemi jonë. Ky është statuti më i keq që ka pasur ndonjëherë PD. Më dëgjoni dhe pastaj fishkëlleni. Në 95-n kërkuat ikjen time dhe vajti aty ku vajti Shqipëria. Me këtë status, do të jetë më keq akoma sepse e ka kthyer partinë në shërbim të kryetarit. Zt.Basha lidershipi është vizion, është vlera. Është ndershmëri. E dyta, ky statut nuk është statuti i bashkimi, por i përjashtimit. Është fyerje për mua si demokrat, që në dy nene, 27 dhe 45 përmendet fjala përjashtim disa herë. Në prill të 2016, shkarkoi 22 kryetar degësh pa asnjë sqarim. Ishte shkelje flagrante e statutit. Tani nuk quhet më shkelje statuti. E ka me statut, i shkarkon kur të dojë.

Mos mendoni se ju drejtohem vetëm ju. U drejtohem edhe atyre demokratëve jashtë, shumicës së heshtur dhe të gjithë atyre shqiptarëve që nuk durojnë dot këtë qeverisje më të keqen në historinë e Shqipërisë, por fatkeqësisht ne nuk ju ngjallim dot shpresë.

Unë të them zt.Basha, tërhiqe këtë statut. Mbaj premtimin, hape PD-në, bëj analizën e humbjeve. Ke dy humbje rresht në më pas se 5 vjet, e treta për Partinë Demokratike dhe kjo humbje do të vazhdojë. Në qoftë se ne vazhdojmë kështu, kjo punë do të vazhdojë. Ma mbani mend. E keqja më e madhe kjo është për ju.

Dalim tek debati për dorëheqjen e kryetarin. Humbëm në 13-n, nuk u bë analizë, humbëm në 15-n, nuk u bë analizë, humbëm në 17-n, nuk u bë analizë.

Zhgënjimi im vazhdoi se me gjithë dhashë platformën dhe i dhashë dorën, një video doli duke vjedhur brenda nesh. Mund të jenë edhe këta që bërtasin. Si mund të jemi partia e lirisë dhe demokracisë kur vidhen votat brenda nesh? Nuk ka qëndrim. A doni ta bëni këtë si në ’95-n? Bëjeni. Unë jam këtu për të thënë se kjo nuk është rruga jo vetëm për Partinë Demokratike, por as për Shqipërinë dhe as për shqiptarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme