Tentim grabitje në Gjakovë

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Sot në Gjakovë, në rrugën “Muslim Mulliqi”, ka ndodhur një grabitje, saktësisht në filialen “RIA”, Institucion Financiar për pagesa dhe transfere parash.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar, Lirie Beqiraj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

Njoftimi i plotë:

Me datë 26.04.2019 në ora 14:55 policia në Gjakovë ka marr informacion për një rast tentim grabitje në rrugën ,, Muslim Mulliqi” saktësisht në filialen ,, Ria” Institucion Financiar për pagesa dhe tranfere parash. Meqenëse ky filial gjendet në afërsi të qendrës komunale të regjistrimit civil, i dyshuari është vërejtur dhe një person nga kjo qendër ka njoftuar menjëherë policinë. Patrullat policore në terren i janë përgjigjur rastit dhe nga punëtorët e filiales kanë kuptuar se një person i gjinisë mashkullore i moshës pērafërsisht 30 vjeqar, nën kërcënimin e armës kishte hyrë në filiale dhe kishte kërkuar para. I dyshuari është larguar nga vendini ngjarjes pa arritur të grabis para apo gjësende tjera. Patrullat policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar dhe janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet operativo hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme