Tentim-vjedhje e bankës Raiffaisen në qendër të Ferizajt

Prishtinë | 17 Tet 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Banka Raiffaisen ka qenë cak i tre personave të maskuar, të cilët kanë tentuar ta grabisin atë në orët e para të mëngjesit përgjatë ditës së shtunë.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka bërë të ditur majori i policisë së rajonit të Ferizajt, Muhamet Jahiri, teksa ka thënë se të tre personat e dyshuar bartnin eksploziv me vete.

“Sot rreth orës 05:50 të mëngjesit tre persona të maskuar kanë tentuar të vjedhet bankomati i bankës ‘Raiffaisen Bank’ në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’. Forcat e rendit kanë dalur në vendin e ngjarjes, nuk kemi konfirmim nga banka nëse ka arritur të vjedhen ndonjë shumë parash”, ka deklaruar Jahiri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme