Tentohet çarja e rrethimit, PD angazhohet për të sprapsur protestuesit

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 13:06 | Nga

Protestuesit e opozitës mbajnë të rrethuar godinën e Ministrisë së Brendshme prej disa minutash, ndërsa kanë hedhur edhe flakadanë e shashka drejt hyrjes së këtij institucioni.

Nuk kanë munguar as tentativat e turmës së protestuesve, për të çarë kordonin policor, që tashmë është përforcuar me personel të forcave speciale RENEA, shkruan Top Channel.
Pavarësisht hedhjes së sendeve të forta dhe tentativave sporadike për të shtyrrë kordonin e policisë, duket se situata vijon të mbetet nën kontroll.

Vetë lideri i PD-së, Lulzim Basha, si dhe deputetët Ervin Salianji e Gent Strazimiri, janë angazhuar maksimalisht për të qetësuar turmën dhe për të mos lejuar agravimin e situatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme