Tentuan të fusnin drogë në burgun e Dubravës, arrestohen dy persona

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 12:53 | Nga

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit gjersa ishin në vizitë te një i burgosur në burgun e Dubravës kanë tentuar që ta fusin në burg një sasi të substancës së dyshuar narkotike të lloji marihuanë me peshë 9.1 gramë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve, është gjetur edhe një sasi e narkotikëve me peshë 1.1 gram.

Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar nga njësitë policore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme